Flash

Ekrem Imamoglu në paraburgim, në pranga edhe avokati i tij

Lapsi.al 28 March 2025
Ekrem Imamoglu në paraburgim, në pranga edhe avokati i tij

Kryebashkiaku i burgosur i Stambollit Ekrem Imamoglu, tha në një postim në rrjetet sociale të premten se avokati i tij ishte arrestuar dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

"Avokati im Mehmet Pehlivan u ndalua për arsye fiktive. Sikur të mos mjaftonte grushti i shtetit kundër demokracisë, ata nuk mund të tolerojnë që viktimat të mbrohen. Lironi menjëherë avokatin tim”, tha Imamoglu në një postim në X të publikuar përmes ekipit të tij ligjor.

Sipas autoriteteve turke avokati Mehmet Pehlivan, u arrestua në kuadër të hetimeve për rastin e korrupsionit për të cilin kryetari i bashkisë së Stambollit është lënë në paraburgim. Pehlivan u arrestua me një urdhër të lëshuar nga departamenti kundër pastrimit të parave të Prokurorisë së Stambollit.

Sakaq, dy gazetarë të tjerë turq u arrestuan gjithashtu në bastisjet e mëngjesit në shtëpitë e tyre për mbulimin e protestave masive që kanë përfshirë të gjithë vendin, të shkaktuara nga arrestimi i Imamoglu më 19 mars.

Sindikata e Gazetarëve Turk (TGS) i identifikoi ata si Nisa Sude Demirel, një reportere për gazetën Evrensel dhe Elif Bayburt që punon për agjencinë e lajmeve ETHA.

"Një tjetër bastisje në agim. Dy nga kolegët tanë që ndiqnin protestat e #Sarachane u arrestuan. Lërini gazetarët të bëjnë punën e tyre! Ndaloni këto ndalime të paligjshme!" tha sindikata.

Të enjten, autoritetet turke liruan 11 gazetarët që ishin arrestuar gjatë bastisjeve të së hënës për mbulimin e protestave, mes tyre edhe fotografin e AFP-së, Yasin Akgul.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 91.5 le...

08:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI