Flash

Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

Lapsi.al 28 March 2025
Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman: Do të falet në sheshin

Besimtarët myslimanë do të festojnë të dielën Fitër Bajramin. Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka bërë me dije se të gjithë besimtarët do të mblidhen për të falur namazin në sheshin ‘Skënderbej” që në orën 06:45. Bajrami vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Pas faljes, besimtarët shkëmbejnë vizita dhe urojnë njëri tjetrin për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

Njoftimi i KMSH-së:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 30.03.2025, në "Sheshin Skënderbej", Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 qëndrojmë në namaz. Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit. Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh. Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI