Flash

Kompanitë eksportuese gjermane para kohësh të vështira

Lapsi.al 28 March 2025
Kompanitë eksportuese gjermane para kohësh të vështira

Sipas rezultateve të një sondazhi të Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë të Gjermanisë, DIHK, më shumë se gjysmës së kompanive gjermane që kryejnë aktivitet jashtë vendit u është dashur kohët e fundit të përballen me barriera tregtare shtesë.

Kërkesat për sigurinë dhe sanksionet janë vetëm dy nga shumë çështje që ua vështirësojnë edhe më tepër punën eksportuesve gjermanë.

Shqetësim sidomos lidhur me SHBA-në

Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier, tërhoqi vëmendjen për zhvillimet në SHBA-në nën drejtimin e Presidentit Donald Trump: "Pengesat tregtare në rritje dhe sinjalet proteksioniste nga Uashingtoni po shkaktojnë shqetësim të madh për kompanitë tona".

Presidenti Trump ka nxitur mosmarrëveshje tregtare si me BE-në, edhe me Kinën dhe fqinjë të SHBA-së, Kanadanë dhe Meksikën. 70 për qind e kompanive gjermane që morën pjesë në anketë thanë se prej politikës tregtare të SHBA prisnin efekte negative ndaj biznesit të tyre.

Vitin e kaluar SHBA ishte fener shprese për firmat gjermane. Tani situata është përkeqësuar sidomos për kompanitë gjermane që kanë biznese në SHBA.

Pritet rënie e eksporteve

Sondazhi u krye përpara se Trumpi të shpallte planet për të vendosur tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e makinave. Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë tani ka frikë se bizneset e eksportuesve gjermanë do të shkojnë edhe më keq dhe se do të ketë rënie të eksporteve. Rënia e eksporteve pritet madje që për vitin 2025, tha Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier./DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 91.5 le...

08:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI