Flash

Partizani kthen trajnerin që e shpalli kampion: Gega ka 5 ndeshje, pastaj titulli

Lapsi.al 28 March 2025
Partizani kthen trajnerin që e shpalli kampion: Gega ka 5 ndeshje, pastaj
Skënder Gega rikthehet në krye të pankinës së Partizanit, në mënyrë të befasishme. Situata e vështirë me të kuqtë që në 2025 kanë një ritëm për rënie nga kategoria, ka bërë që presidenti Gazment Demi të ndërhyjë menjëherë. Pasi dështoi me trajnerë të huaj, apo edhe me drejtorin Abilaliaj në rolin e trajnerit, atëherë vëmendja u kthye te një nga njerëzit që fituan titullin me Partizanin. Gega tashmë ka 5 ndeshje provë, për të bërë gati skuadrën, në mënyrë që të synojë titullin kampion në Final 4. Lexo më tej: Çudia/ Ktheu titullin kampion pas 26 vjetësh: Gega largohet nga Partizani Në sezonin 2018-19 Gega udhëhoqi Partizanin drejt titullit kampion, në vitin e parë në pankinë. Ishte një rikthim i të kuqve te titulli pas 26 vjetësh mungesë dhe tani Demi shpreson që trajneri të ketë të njëjtin efekt. Tekniku ka firmosur një kontratë edhe për vitin e ardhshëm, por do të kërkojë titullin që në këtë periudhë, duke qenë se skema e kampionatit ja lejon.

NJOFTIMI I KLUBIT

𝐒𝐊𝐄̈𝐍𝐃𝐄𝐑 𝐆𝐄𝐆𝐀 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐒𝐇𝐓𝐄̈𝐏𝐈 FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe per sezonin e ardhshem. Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 - 2019 MirëseriktheheshnëfamiljenekuqeSkënderGega
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI