Flash

Redknapp, insinuata skandaloze për Tuchel: “Një spiun, ka ardhur të na shkë*dhejë”

Lapsi.al 28 March 2025
Redknapp, insinuata skandaloze për Tuchel: “Një spiun, ka ardhur

Emërimi i Thomas Tuchel si trajner i kombëtares angleze nuk është pritur me entuziazëm nga i gjithë publiku britanik, i cili tradicionalisht ka qenë kundër zgjedhjeve të huaja. Kështu, ardhja e trajnerit gjerman në pankinën e Tre Luanëve, pavarësisht rezultateve që mund të sjellë, nuk i ka pëlqyer as Harry Redknapp, i cili që në fillim ka kundërshtuar këtë vendim.

Por ish-lojtari dhe trajneri anglez ka shkuar edhe më tej: në një video amatore ai shihet duke e përshkruar me sarkazëm Tuchel si një “spiun, i dërguar që të na shkë*dhejë” dhe duke bërë përshëndetjen romake, duke imituar një skenar imagjinar ku ai ka marrë një mision nga shteti i tij. Kjo sjellje, e ndjekur me të qeshura dhe duartrokitje nga të pranishmit, ka shkaktuar polemika dhe ka thelluar edhe më tej tensionin që rrethon kombëtaren angleze.

Fjalët e Redknapp dhe skandali në eventin e bamirësisë

Harry Redknapp nuk e ka fshehur asnjëherë kundërshtimin e tij ndaj Thomas Tuchel që nga momenti kur u konfirmua si trajner i Anglisë. Megjithatë, qëndrimi i tij është shfaqur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një eventi bamirësie në Londër, ku në një video amatore të publikuar nga The Guardian, ai dëgjohet duke bërë komente fyese dhe provokuese.

“Nuk e di”, – tha fillimisht Redknapp, kur u pyet për mendimin e tij mbi një trajner të huaj në pankinën e Anglisë. Më pas vazhdoi me tone ironike: “Do jem i sinqertë me ju, mendoj se është një spiun gjerman. Po ju them të vërtetën: është dërguar këtu që të na shkë*dhejë. E ka bërë. Po ju them, është si Lord Haw Haw gjatë luftës: ‘Kemi kapur ushtarët tuaj më të mirë’ dhe të gjitha ato të tjerat.”

Por Redknapp nuk u ndal me kaq. I nxitur nga reagimet e të pranishmëve, ai vijoi duke imituar një skenar të sajuar ku Tuchel merrte udhëzime nga qeveria gjermane: “Shko dhe shkatërroje atë ekip”, – dëgjohet duke thënë ai në video, duke imituar një theks gjerman dhe duke përfunduar me një “Ja”. Në fund, ai ngriti krahun e majtë në një mënyrë që menjëherë u interpretua si një përshëndetje romake, duke shkaktuar polemika të mëdha.

Kritikat ndaj Tuchel, trajneri i parë gjerman në historinë e Anglisë

Thomas Tuchel është trajneri i parë gjerman në historinë e kombëtares angleze dhe, pas Sven-Göran Eriksson dhe Fabio Capello, i treti i huaj që drejton Tre Luanët. Emërimi i tij në tetor 2024 nuk është pritur mirë as nga tifozët, as nga mediat apo ekspertët e futbollit anglez. Daily Mail e cilësoi atë si një “ditë të errët për Anglinë” dhe shkroi se “Tre Luanët po vënë bast mbi një gjerman”.

Edhe Redknapp ka qenë një nga kritikët më të ashpër të këtij vendimi që në fillim. Megjithatë, videoja e tij është bërë virale para dy ndeshjeve të para të Tuchel si trajner i Anglisë, të cilat kanë qenë mjaft pozitive: një fitore 2-0 kundër Shqipërisë dhe një tjetër 3-0 kundër Letonisë.

Redknapp skandaloz për Tuchel si trajner i Anglisë: “Një spiun që ka ardhur të na shkë*dhejë”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI