Flash

Tërmeti i fuqishëm vret mbi 140 njerëz në Mianmar dhe Tajlandë

Lapsi.al 28 March 2025
Tërmeti i fuqishëm vret mbi 140 njerëz në Mianmar dhe

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të premten Mianmarin dhe Tajlandën, duke lënë të vrarë të paktën 140 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Dhjetëra persona të tjerë dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Tërmeti 7.7 shkallësh i Rihterit e ka goditur qytetin Sagaing në qendër të Mianmarit, dhe është pasuar më vonë me një tjetër tërmet 6.4 shkallësh.

Tërmeti ka shkatërruar banesa, ka rrëzuar ura dhe ka prishur rrugë përreth Mianmarit, si dhe ka rrëzuar një ndërtesë 30-katëshe që ka qenë në ndërtim e sipër, qindra kilometra larg Bangkokut. Ndonëse ende nuk dihet shkalla e saktë e katastrofës, lideri i Mianmarit të izoluar ka lëshuar kërkesë të rrallë për ndihmë ndërkombëtare.

Shefi i juntas, Min Aung Hlaing, ka thënë se 144 persona janë vrarë, 732 janë konfirmuar të plagosur dhe ka paralajmëruar se numri i të vrarëve “pritet të rritet”.

Deri më tani janë konfirmuar tre të vrarë në Tajlandë.

“Në disa vende, disa ndërtesa janë rrëzuar”, ka thënë ai në një fjalim televiziv, pas vizitës në një spital në kryeqytet.

“Do të dëshiroja të ftoja çdo shtet, çdo organizatë, dhe secilin në Mianmar që të afrohet dhe të ndihmojë. Faleminderit”.

Ai ka bërë thirrje për përpjekje masive për kërkim-shpëtim për shkak të katastrofës, dhe ka thënë se i ka hapur të gjitha rrugët për ndihmë të huaj./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI