Flash

Rama nga Kreta: Integrimin në BE nuk e bën dot bufi i kënetës dhe partitë e reja

Lapsi.al 29 March 2025
Rama nga Kreta: Integrimin në BE nuk e bën dot bufi i

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Kretë foli për rëndësinë e integrimit të vendit tonë në BE, ndërsa tha se ky proces nuk mund të realizohet nga opozita. Rama ironizoi edhe partitë e reja për përfshirjen e familjarëve në listat e kandidatëve për deputet.

"I gjithë populli ynë dhe vendi ynë do integrohet në BE! Besoj se e keni të qartë që këtë gjë nuk mund ta bëj dikush tjetër, ata që vijnë këtu te ju dhe ju premtojnë gjithçka, ndërkohë që s’kanë gjë në dorë dhe as kanë për të pasur. Këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës. Bufi i kënetës thotë se unë jam i mençur dhe i bukur si Athinaja. Duke iu referuar bufit të vogël që ishte simbol i grekëve të lashtë e pastaj e morën dhe romakët, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën.

Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qilimave. Dalin në diasporë dhe thonë, na jepni votën ne rinisë. Në listat e kandidatëve, kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ne, sot, jam shumë krenar sepse i kemi dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë, në çdo qark, një skuadër, e cila është skuadra e partisë më të re dhe më të vjetër.", tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI