Flash

Mateta kthehet në fushë me një kaskë speciale pas dëmtimit: i kanë rindërtuar veshin

Lapsi.al 30 March 2025
Mateta kthehet në fushë me një kaskë speciale pas
Tre javë pas dëmtimit të tmerrshëm në vesh, Jean-Philippe Mateta është rikthyer në fushë. Ishte data 1 mars kur një ndërhyrje brutale nga Roberts i shkaktoi një traumë kraniale dhe një plagë të madhe që kërkoi 25 qepje për t’u mbyllur. Sulmuesi i Crystal Palace iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale plastike për rindërtimin e veshit nga një mjek që mbeti i tronditur nga përmasat e dëmtimit. Tani, gjithçka është lënë pas dhe lojtari është rikthyer në fushë për ndeshjen e FA Cup kundër Fulham. Ishte paraqitja e tij e parë pas dëmtimit dhe ajo që habiti të gjithë ishte kaska speciale që mbante. Duke qenë se dëmtimi ishte ende i freskët, Mateta kishte nevojë për një mbrojtje shtesë për të ruajtur veshin nga goditjet e mundshme. Nuk ishte një kaskë klasike si ajo e Petr Cech, por një lloj kapeleje si ato që përdoren në waterpolo, e cila mbulonte vetëm zonën e dëmtuar.

Kaska speciale e Mateta

Veshi i tij ishte ende i mbuluar me një fashë për të shmangur infeksionet gjatë procesit të shërimit, por kjo nuk mjaftonte për ta mbrojtur plotësisht. Kështu, në fitoren e Crystal Palace ndaj Fulham, Mateta u rikthye në fushë duke mbajtur një lloj kapeleje të ngjashme me atë të waterpolos, e cila mbulonte vetëm njërin vesh dhe linte të lirë pjesën tjetër të fytyrës dhe kokës. Projektimi i këtij pajisjeje mbrojtëse, i cili u aprovua nga Federata Angleze, kërkoi kohë dhe lojtari testoi tre versione të ndryshme përpara se të gjente atë më të përshtatshmen. Trajneri i Palace, Oliver Glasner, e komentoi situatën me humor: “Është si një kaskë e waterpolos. Në atë sport, shërben për të mos lejuar që uji të hyjë në veshë, ndërsa ai e ka vetëm në njërën anë. Duket e çuditshme, por tashmë jemi mësuar”. Ishte opsioni më i rehatshëm për të, pasi alternativa tjetër ishte një kaskë e plotë mbrojtëse, e cila gjatë stërvitjeve i shkaktoi vështirësi për shkak të peshës së tepërt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI