Flash

Nisin hetimet/ Një dron i dyshimtë (ndoshta rus) mbi qendrën e BE-së në Itali

Lapsi.al 30 March 2025
Nisin hetimet/ Një dron i dyshimtë (ndoshta rus) mbi qendrën e

Karabinierët e ROS kanë marrë në dorë hetimet për një dron misterioz që u pikas mbi qendrën kërkimore të BE-së në Ispra (Varese), në bregun e Lombardisë të liqenit Maggiore në Itali. Hetimet nisën fillimisht nga prokuroria e Milanos pa një akuzë të veçantë, por më pas çështja iu kalua karabinierëve për të hapur një dosje me hipotezën e krimit të spiunazhit.

Gjatë muajit mars mbi selinë e BE-së është parë të paktën 5 herë një dron i dyshimtë sipas asaj që “ANSA” ka mësuar nga burime të saj. Ndërsa “Corriere della Sera” shkruan se droni i dyshimtë fluturoi mbi një nga strukturat më të siguruara në veri të Italisë. Sinjalizmin e ka dhënë vetë struktura që e pikasi nëpërmjet sistemeve të saj.

Qendra e Përbashkët Kërkimore e BE-së në Ispra është qendra e tretë më e madhe kërkimore e Komisionit Evropian pas atyre që ndodhen në Bruksel dhe në Luksemburg. E themeluar në vitin 1957, ajo ofron mbështetje të bazuar në prova për politikat e BE-së, pavarësisht nga interesat kombëtare, komerciale apo private.

Tashmë ajo konsiderohet si një nga kampuset kryesore kërkimore në Evropë dhe është e pajisur me laboratorë dhe infrastruktura të shumta moderne. Stafi i qendrës punon në një sërë fushash, duke përfshirë sigurinë bërthamore, efikasitetin e energjisë, ndryshimet klimatike dhe hapësirën.

Një nga laboratorët e tij është i ashtuquajturi WaterLab, i cili përdor pajisje të avancuara për të analizuar ujin për të përcaktuar nëse ai përmban kimikate që janë të dëmshme për shëndetin ose mjedisin. Një tjetër laborator është European Solar Test Installation (ESTI), një qendër kërkimore që ka qenë aktive që nga vitet 1970 dhe është në krye të përcaktimit të standardeve evropiane dhe globale fotovoltaike.

Në një dhomë të veçantë shkencëtarët monitorojnë fatkeqësitë e mundshme natyrore dhe mbështesin shtetet si në menaxhimin e emergjencave ashtu edhe në përpjekjen për të parashikuar një fatkeqësi përpara se të ndodhë. Këtu, shkencëtarët përdorimin satelitët e programit Copernicus, duke studiuar tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në përpjekje për të kufizuar dëmet që mund t'i shkaktojnë popullatës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI