Flash

Egnatia e mbyll me barazimet: Tetova fundos Bylisin e arratiset në krye

Lapsi.al 31 March 2025
Egnatia e mbyll me barazimet: Tetova fundos Bylisin e arratiset në krye

Pas tre barazimesh radhazi, Egnatia më në fund rikthehet te fitorja, duke triumfuar 2-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muça”. Një gol i shënuar nga Lushkja në fillim të pjesës së dytë dhe një tjetër nga Guindo në minutën e 74’ i dhanë skuadrës së Edlir Tetovës një fitore të rëndësishme, e cila e ndihmon të ruajë kreun e renditjes së Superiores.

Që në minutat e para, Bylisi u tregua i rrezikshëm me një tentativë të Ibrahim në minutën e 2’, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Egnatia reagoi në minutën e 9’ me një mundësi të mirë për Lushkjan, i cili nuk u koordinua siç duhet brenda zonës dhe shpërdoroi një rast të artë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Në minutën e 37’, Bruno shpëtoi portën e Bylis duke ndalur një gjuajtje të rrezikshme të Fernandos që po shkonte drejt rrjetës. Dy minuta më vonë, rrogozhinasit ishin sërish afër golit kur një goditje e Xhemajlit u devijua nga Ilieski dhe për pak sa nuk përfundoi në portë, me portierin Batista të mbetur i palëvizur.

Egnatia siguron fitoren në pjesën e dytë

Pasi pjesa e parë u mbyll pa gola, Egnatia gjeti rrugën e rrjetës menjëherë pas rifillimit të lojës. Në minutën e 48’, një harkim i saktë i Fernandos gjeti Lushkjan brenda zonës, i cili u koordinua mjaft mirë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67eaa1220afbb.mp4"][/video]

Bylisi u përpoq të reagojë dhe në minutën e 67’ pretendoi për një penallti, por gjyqtari Jorgji nuk ishte i këtij mendimi dhe la lojën të vijonte. Në minutën e 74’, rrogozhinasit shfrytëzuan një kundërsulm të shpejtë, ku Ujka shërbeu për Guindon, i cili me një finalizim të saktë brenda zonës dyfishoi avantazhin dhe vulosi fitoren e Egnatias.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67eaa72422d9e.mp4"][/video]

Në minutën e 77’, Bylisi pati një tjetër mundësi me Kameran, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën, duke i lënë mallakastriotët pa shpresë për të marrë një rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

Renditja dhe sfidat e ardhshme

Reagimi i trajnerëve

Pas këtij triumfi, Egnatia kryeson renditjen me 58 pikë, duke u shkëputur me 4 pikë nga Dinamo dhe me 6 nga Vllaznia, që ndodhet në vendin e tretë. Ndërkohë, Bylisi mbetet në vendin e parafundit me 33 pikë, me të njëjtën kuotë pikësh si Skënderbeu dhe Laçi, por në një pozitë delikate në luftën për mbijetesë. I dëshpëruar pas ndeshjes tekniku Gentian Mezani: “Bëmë një pjesë të mirë deri diku, ndoshta nuk patëm raste të shënonim, por as nuk rrezikuam mbrapa. Pësuam një gol shumë të evitueshëm. Lojtarët që u futën në pjesën e dytë nuk dhanë shtysë. Deri diku siç e theksova në pjesën e parë kemi bërë mirë, ndërsa në pjesën e dytë ishte ndryshe".

Lexo më tej: Nga penallti e karton i kuq në simulim: në Shkodër, Vllaznia dhe Teuta ndajnë pikët

Në ndeshjen e radhës, Bylisi do të përballet me Vllazninë, ndërsa Egnatia pret Elbasanin me synimin për të konsoliduar pozitat në krye të tabelës. Mund të jetë i qetë tekniku i rrogozhinasve Edlir Tetova: "Është fundi dhe ndeshje të lehta nuk ka. Kishim pak probleme në pjesën e parë në sulm. Ndërsa në të dytën ishte ndryshe. Tranzicioni pozitiv sot ishte 100% të gjithë djemtë kishin dëshirë të fitonin ndeshjen".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI