Flash

Hidhet shorti i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”: Tedesco e kuqezinjtë pa fat

Lapsi.al 31 March 2025
Hidhet shorti i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”: Tedesco e
Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Goglat nuk kanë qenë me fat për teknikun Andrea Tedesco, që shmangu kampionët në fuqi, por gjeti Anglinë skuadrën me më shumë prezenca në Europian dhe Gjermaninë kampione Europe e Bote në 2023. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025. Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, i cili tërhoqi goglat, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly. Në event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.

Grupet e turneut:

Shqipëria do të jetë pjesë e grupit A dhe tre përfaqësueset e tjera që i bashkohen këtij grupi janë: Franca, Gjermania dhe Portugalia. Pjesë e grupit B do të jenë katër ekipet e tjera: Italia, Belgjikë, Angli dhe Çeki. Faza finale e këtij turneu do të luhet në katër stadiume në vendin tonë: “Arena Kombëtare”, Tiranë, “Elbasan Arena”, Elbasan, “Arena Egnatia”, Rrogozhinë dhe “Niko Dovana”, Durrës. Lexo më tej: BBC: Shqipëri-Kroaci, ndër më të bukurat e Europianit. Tifozët kuqezi, të pabesueshëm Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 ndaj Portugalisë më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI