Flash

Hysaj titullar, Gineitis i përgjigjet Marusic: Lazio sheh Champions të largohet

Lapsi.al 31 March 2025
Hysaj titullar, Gineitis i përgjigjet Marusic: Lazio sheh Champions të

Lazio ngadalëson hapin në garën e fortë për zonën Champions. Pas disfatës së rëndë ndaj Bolonjës, Lazio nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Torinos në ndeshjen e fundit të javës së 30-të të Serie A. Skuadra e Baronit ndan pikët në “Olimpico” dhe lejon Romën ta arrijë në kuotën e 52 pikëve.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me dy pritje vendimtare të Milinkovic-Savic ndaj Zaccagni dhe Pedros. Në fraksionin e dytë, Provedel neutralizoi një goditje me kokë të Maripan nga distanca e afërt. Sidoqoftë, kaloi Lazion në avantazh me një goditje të bukur me të djathtën nga Marusic (57’). Megjithatë, në minutën e 82', Gineitis barazoi shifrat pas një asisti nga Biraghi. 73 minuta në fushë për Elseid Hysaj, që e nisi titullar e u zëvendësua pastaj nga Pellegrini. Mbrojtësi i kombëtares luajti në krahun e majtë, duke i lënë të djathtin pikërisht autorit të golit Marusic.

Lexo më tej: Nuk ka Lazio-Roma në 1/8 e Europa League: shorti eviton edhe Olimpiacos-Fenerbahce

Lazio nuk arrin të thyejë Torinon dhe mes fishkëllimave të publikut, duhet të shtyjë sërish takimin me fitoren në “Olimpico”, e cila mungon që nga 9 shkurti. Barazimi i skuadrës së teknikut Vanoli ishte i merituar, pasi goli i Gineitis, i futur nga stoli, vendosi ekuilibrin pas avantazhit të Marusic. Një pikë me shumë keqardhje për Lazio, që ngjitet në vendin e gjashtë duke kapur Romën. Ndërkohë, Torino regjistron rezultatin e pestë pozitiv radhazi, duke konfirmuar edhe një herë forcën e tij taktike dhe shpirtin luftarak edhe në transfertën e vështirë të “Olimpicos”.

PARMA 0-0 VERONA

Java e 30-të e Serie A nisi të hënën me një barazim pa gola. Parma dhe Verona ndanë pikët në përballjen për mbijetesë, duke mos ndikuar shumë në renditjen e tyre: Verona mbetet +7 mbi zonën e rënies, ndërsa Parma +3. Pjesa e parë pati disa shpërthime të izoluara, me nga dy raste për secilën skuadër, por loja humbi intensitetin në fraksionin e dytë. Parma ishte më pranë golit në fund, por Montipò ndali përpjekjet e Ondrejkës dhe Camarës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI