Flash

I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, arrestohet zviceriani në Tiranë

Lapsi.al 31 March 2025
I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar zvicerian, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë celularin një 52-vjeçari në rrugën e Barrikadave.

Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi J. K., u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Të këshilluara

Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forcës së tij poltike do të ketë lehtësira për gratë dhe...

13:32

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI