Flash

Inskenoi vdekjen e tij, italiani do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin

Lapsi.al 31 March 2025
Inskenoi vdekjen e tij, italiani do të ekstradohet në Shqipëri

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës për t’i shpëtuar borxheve, brenda pak ditësh do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Vendimi u mor nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, pasi Gjykata e Apelit në Perugia dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit, në maj të vitit të kaluar.

Në një reagim për mediat italiane, biznesmeni Pecorelli, tha se nuk do ta apelojë vendimin.

“Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Por mendoj të mos apeloj, preferoj të shkoj në Shqipëri“, ka thënë ai.

Biznesmeni do të merret në paraburgim nga policia shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku mund të vendoset një dënim alternativ gjatë 48 orëve të para të paraburgimit, në pritje të procesit të apelimit. Në Prill të vitit të kaluar, gjykata e Shkodrës e dënoi atë me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.

Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane hetonin për ngjarjen në Pukë, biznesmeni italian ishte vendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku jetoi i fshehur për disa muaj.

Në Vlorë, ai bëri miq shqiptarë, të cilëve iu ishte prezantuar si shkrimtar me emrin Kristiano, dhe që iu kishte thënë se po shkruante një libër për Kontin e Montekristos. Kur të gjithë e dinin të vdekur, Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar”, tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

Të këshilluara

Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forcës së tij poltike do të ketë lehtësira për gratë dhe...

13:32

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI