Flash

Kërcënuan 33-vjeçarin në TikTok/Arrestohet i riu në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja

Lapsi.al 31 March 2025
Kërcënuan 33-vjeçarin në TikTok/Arrestohet i riu në

Një 27-vjeçar është arrestuar dhe një 25-vjeçare është vënë nën hetim për shantazh përmes rrjeteve sociale. Sipas policisë, dy të rinjtë kërcënonin një 33-vjeçar me 1 mijë euro që të fshinin disa foto dhe shkrime të jetës së tij private në TikTok.

"Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër. Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësi...

08:32

Vendet baltike shijojnë lakrën shqiptare

Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkesës për lakër shqiptare nga vendet e Lindjes dhe ato baltike ndikuan pozitivisht eksportet e zarzavatev...

07:42

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI