Flash

Programi i PD-së/ 4 zona të lira ekonomike dhe bllokim i kompanive offshore

Lapsi.al 31 March 2025
Programi i PD-së/ 4 zona të lira ekonomike dhe bllokim i kompanive

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot një seri propozimesh për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe investimet në vend, duke deklaruar se do të krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të Shqipërisë, të cilat do të funksionojnë sipas standardeve më të larta.

Ai theksoi se në këto zona nuk do të mund të investojnë kompanitë me konto offshore, për të parandaluar fluksin e parave të vjedhura nga ministrat dhe qeveritarët. Berisha gjithashtu njoftoi se qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me biznesin për dixhitalizimin e të gjitha bizneseve dhe do të ndërmarrë një projekt të rëndësishëm për vendosjen e paneleve diellore dhe fotovoltaike në të gjithë vendin.

Berisha vuri theksin në faktin që programi ekonomik “Made in Albania” është programi më i mirë për Shqipërinë, duke garantuar liri ekonomike, konkurrencë të ndershme dhe një klimë miqësore për investitorët, si dhe mbështetje të fuqishme për startup-et dhe inovacionin.

“Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit në standardet më të mira, në të cilat nuk do mund të investojnë kompanitë me konto offshore.

Asgjë nuk mund të vijë, se pastaj do vërshonin miliarda para të vjedhura nga ministrat dhe qeveritarët, do ktheheshin këtu në zona industriale.

Qeveria do bashkëpunojë ngushtë me biznesin për dixhitalizimin e të gjitha bizneseve.

Qeveria në bashkëpunim me sistemin bankar do të ndërmarrë bashkëfinancimin e vendosjes së paneleve diellore nga jugu në veri, paneleve fotovoltaike në mënyrë që në krye të 3 viteve të pagesës së qirasë, çdo shqiptar të marrë energjinë falas nga këto panele.

Startup-et dhe inovacioni do njohin një mbështetje të fuqishme nga banka e zhvillimit.

Kompanitë Made in Albania do jenë përfitueset e para nga financimi buxhetor i proceseve të dixhitalizimit.

Pra, programi ekonomik Made in Albania i Shqipërisë Madhështore, është pa mëdyshje programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë në Shqipëri në raport me lirinë ekonomike, në raport me konkurrencën dhe barazinë e garës, në raport me klimën miqësore për investitorët dhe investimet, në raport me tërheqjen e investimeve të huaja, në raport me nxitjen e eksporteve”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI