Flash

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 31-vjeçari në Dibër

Lapsi.al 31 March 2025
Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ditën e sotme, teksa raportohet se një 31-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrenxë rreth orës 14:00, ndërsa viktima ishte duke shtruar një linjë interneti në momentin kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forcës së tij poltike do të ketë lehtësira për gratë dhe...

13:32

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI