Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Del lista e re e “Forbes”: Cilët janë tashmë njerëzit më të pasur të botës

Lapsi.al 1 April 2025
Del lista e re e “Forbes”: Cilët janë tashmë
Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale. Këtë vit lista përmban 3028 emra, një numër rekord që nga publikimi i parë i listës në 1987. Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, shuma më e lartë e të gjitha kohërave. Musk është përsëri i pari me mbi 300 miliardë USD Elon Musk rimerr vendin e parë, duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke arritur në 342 miliardë dollarë. Rritja e vlerës së tij neto ka ardhur për shkak të vlerësimit të xAI, SpaceX, si dhe prirjes rritëse të aksioneve të Tesla gjatë 12 muajve të fundit, pavarësisht rënies së muajve të fundit. Musk bëhet personi i parë që ka kaluar ndonjëherë 300 miliardë dollarë pasuri personale. Trump dyfishoi pasurinë e tij Presidenti amerikan Donald Trump ka parë pasurinë e tij të dyfishohet duke arritur tashmë në 5.1 miliardë dollarë falë aksioneve të tij në Trump Media & Technology Group dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në hapësirën e kriptomonedhave. “Është një tjetër vit rekord për më të pasurit në botë, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike në rritje”, - tha Chase Peterson-Whitehorn, redaktori i pasurisë në Forbes. “Nga Elon Musk te Howard Latnick dhe miliarderët e tjerë që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në qeverinë amerikane, ndikimi i tyre po zgjerohet vazhdimisht”. Zuckerberg dhe Bezos në top pesëshe Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg i Facebook me një pasuri të vlerësuar prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos i Amazon pason në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë. Dhjetëshja e parë plotësohet nga: 6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë USD. 7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë dollarë. 8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë. 9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104 miliardë, Hyrjet e reja: Nga Springsteen në Schwarzenegger Lista e vitit 2025 përmban 288 miliarderë të rinj që shfaqen për herë të parë, duke përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO i Alphabet/Google, Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe 28-vjeçarin, bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexander Wang, miliarderi më i ri në botë. Vendet me më shumë miliarderë Shtetet e Bashkuara ruajnë epërsinë me 902 miliarderë, një numër rekord, me një vlerë totale prej 6.75 trilionë dollarë. Kina pason në vendin e dytë me 450 miliarderë dhe India në të tretën me 205 persona. Numri i njerëzve me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë arriti gjithashtu një nivel rekord, me 15 persona në mbarë botën, nga 14 që ishin vitin e kaluar dhe asnjë në 2017. Ky “klub” i mbyllur i “super të pasurve” zotëron një total prej 2.4 trilionë dollarësh ose rreth 15% të pasurisë totale të të gjithë miliarderëve, edhe pse ata përfaqësojnë vetëm 0.5% të personave. 107 persona dolën nga lista këtë vit, duke përfshirë trashëgimtarin e Hermès, Nicolas Pess dhe pronarin e Hobby Lobby, David Green, ndërsa 32 miliarderë vdiqën gjatë vitit të kaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI