Flash

Rama u tërheq veshin kandidatëve të PS: Mos kërkoni vota jashtë zonës!

Lapsi.al 1 April 2025
Rama u tërheq veshin kandidatëve të PS: Mos kërkoni vota

Në një mesazh të brendshëm për kandidatët e Partisë Socialiste, Edi Rama ka dhënë udhëzime të qarta për mënyrën si duhet të sillet çdo deputet gjatë fushatës, duke treguar se brenda partisë ka tensione dhe konfuzion mes kandidatëve të listës së hapur dhe atyre të listës së mbyllur.

Mesazhi wshtw publikuar nga Balkanweb dhe Rama ka paralajmëruar që askush të mos hapë zyra jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik dhe të mos përdorë strukturën për qëllime personale. Sipas tij, struktura partiake është në funksion të qëllimit të përbashkët dhe nuk duhet kthyer në një tabelë qitje për çdo deputet.

Ai ka ndaluar kategorikisht deputetët në listë të mbyllur që të kërkojnë vota për ndonjë kandidat në listën e hapur, përveçse për numrin 5 në fletën e votimit, duke theksuar: “Tek vota preferenciale jeni të lirë!”

Po ashtu, ka kërkuar që kandidatët në listën e hapur të mos u kërkojnë vota kolegëve në listën e mbyllur, sepse sipas tij: 1) I vendosin në pozitë të vështirë, 2. Prishin barazinë e garës, 3. Çorodisin strukturën e partisë.

Mesazhi tregon se në PS ka rivalitet të fortë për votën preferenciale dhe frikë se mos ndodh një garë kaotike, ku secili punon për vete dhe jo për partinë. Rama përpiqet ta ruajë rendin, por shenjat e përçarjes janë aty.

Mesazhi i plotë i Ramës drejtuar kandidatëve të PS:

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI