Flash

Trump shpreh pakënaqësi me reagimet e Rusisë dhe Ukrainës

Lapsi.al 1 April 2025
Trump shpreh pakënaqësi me reagimet e Rusisë dhe Ukrainës

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti Donald Trump, po punon tepër shumë për të arritur paqen në Ukrainë, por ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si palët ruse dhe ukrainase po komentojnë procesin nga secila palë.

“Presidenti po punon jashtëzakonisht shumë për të arritur një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ai ka shprehur pakënaqësinë e tij me komentet që janë bërë nga udhëheqësit e të dy palëve të këtij konflikti” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Për më tepër, presidenti i SHBA-së të dielën kërcënoi Ukrainën me probleme të mëdha nëse ajo tërhiqet nga përfundimi i një marrëveshjeje me SHBA-në për mineralet. Leavitt vuri në dukje se kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehte atë që ai beson se duhet të ndodhë në mënyrë që ky konflikt të marrë fund.

Të hënën Departamenti i Shtetit deklaroi se SHBA po punonte për një zgjidhje paqësore në Ukrainë me mirëkuptimin se Moska dhe Kievi duhet të marrin vendime dhe kompromise të vështira.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.6 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 91 lekë...

08:06

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI