Flash

Berisha: Spahia shkon në SPAK vetëm pse zbatoi ligjin

Lapsi.al 2 April 2025
Berisha: Spahia shkon në SPAK vetëm pse zbatoi ligjin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Shkodër komentoi edhe paraqitjen e ish-kryebashkiakut demokrat Bardh Spahia në SPAK dhe akuzoi kryebashkiakun aktual socialist, Benet Beci.

Berisha u shpreh se Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin dhe ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë. Gjithashtu Berisha përsëriti se PD është kundër “politikës së pengjeve” dhe premtoi zbardhjen e fakteve për qeverisjen në Shkodër.

"Shkodra ka ditur të triumfojë gjithmonë mbi diktatorët dhe diktaturat. Kësaj here, Shkodra do u japë leksionin më të merituar atyre që menduan se mund ta nëpërkëmbin. Shkodra është bastion i përjetshëm i vlerave të konservatorizmit, i besimit tek Zoti, tek familja, tek atdheu. Këtu këto vlera nuk kanë vdekur kurrë dhe nuk vdesin kurrë.

Këto janë vlerat themelore të lirisë, këto janë vlerat themelore të konservatorizmit. Shkodra është djepi i tyre. Zoti Spahia na nderon në Shkodër. Dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit. Do e mësojnë shumë shpejt. U jap fjalën se qytetarët e Shkodrës do mësojnë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit.

Kurse Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë. Pra ai proces na bën nder të gjithëve ne dhe i bën nder Shkodrës dhe çdo qytetari. Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama. Por ne jemi kundër politikës së pengjeve," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI