Flash

Berisha u prezanton programin të rinjve: Edi Rama, një meme e gjallë që ecën

Lapsi.al 2 April 2025
Berisha u prezanton programin të rinjve: Edi Rama, një meme e

Sali Berisha ka prezantuar sot programin e Partisë Demokratike përpara të rinjve. Ai e nisi fjalën e tij duke kujtuar vendimin që mori për të lënë karrierën e tij si mjek dhe futjen në politikë. Ai tha se nuk ka realizim ëndrre nëse nuk merr një vendim, duke u bërë thirrje të rinjve që në këto 39 ditë që kanë mbetur të marrin vendimin për të luftuar siç tha ai diktaturën e dytë.

Edi Ramën e ka quajtur ‘meme e gjallë, meme që ecën’, të cilin të rinjtë e tmerruan në rrjetet sociale dhe për këtë arsye sipas Berishës, ai mbylli TikTok-un.

“Të dashur miq, për të kuptuar rëndësinë e datës 11 maj për të ardhmen tuaj, unë këtë fjalë do ta nis me një histori thjesht personale. Jo para, pas moshës 40 vjeçare unë mora një vendim. Dhe dua t’ju them ju këtu se vendimi është arma më e fuqishme e njeriut.

Jeta e njeriut në fund të fundit është një shumësi e vendimeve të tij. Shumë prej jush, kur mendojnë Sali Berishën, në mend iu vjen Sali Berisha politikan.

Shumë prej jush mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë Sali Berishën me bluzën e bardhë të mjekut, apo Sali Berishën me stetoskop. Por e vërteta është se, më shumë se gjysma e jetës sime ka kaluar si mjek dhe kjo, pra, një periudhë 40 e sa vjeçare.

Karrierën politike unë nuk e nisa në moshën e re, e nisa pas të 40-tave. Por si ndodhi ky transformim. Ky ndodhi vetëm nga një vendim. Kaq e thjesht. Një vendim miqtë e mi. Vendimi erdhi pak vite para se të nisja karrierën time politike. Dhe ky vendim i shte që t’i dilja kundër diktaturës komuniste. Një vendim jo i lehtë për kohën, sepse siç thashë, kisha një karrierë për kohën, isha familjar.

Ata që kanë jetuar ato vite e dinë se ky vendim mund të ishte një vendim fatal. Por, ai vendim, një vendim i vetëm ndryshoi çdo gjë. Sepse, e vërteta është se ky vendim, jo vetëm transformoi jetën time në moshën 46 vjeçare, por preku dhe shumë e shumë jetë të tjera dhe në një farë mënyre ndikoi edhe në fatin e Shqipërisë.

Po të mos ishte për këtë vendim, unë sot ndoshta nuk do isha sot midis jush, por do isha një mjek me karrierë të arrirë. Po të mos ishte për këtë vendim, po të mos ishte vendimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, po të mos ishin vendimet e mijëra studentëve liberatorë, që në dhjetor të vitit 1990 dolën si heronj të vërtetë, u ngritën si Sfinksi, nga hiri i një diktature, dhe u përballën në rrugët dhe sheshet e këtij kryeqyteti me falangat e diktaturës më të egër. Përsëri, pa ata ndofta, historia jonë do të ishte tjetër. Pra, vendimet transformojë fate. Vendimet, transformojnë kohërat. Transformojnë vendet, transformojnë kombet”, - tha Berisha.

Të këshilluara

Rama zbulon bisedimet me kompaninë TikTok

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka nisur një dialog me kompaninë e TikTok në lidhje me mundësinë e rikthimit të aplikacionit në Shqip...

17:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI