Flash

Edi Rama gjen ende justifikime për mungesën e ujit në Durrës

Lapsi.al 2 April 2025
Edi Rama gjen ende justifikime për mungesën e ujit në Durrës

Në një nga reagimet e tij të zakonshme në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari nga Durrësi, i cili i tha troç: “Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë me ujë, ndërsa ju e klasifikoni si zonë pjesërisht të furnizuar 24 orë. Mospranimi i realitetit ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur ju dhamë votën masivisht”.

Por Rama, në stilin e tij tashmë të njohur, nuk mori as përgjegjësi e as kërkoi ndjesë. Përkundrazi, nxori nga xhepi të njëjtin justifikim që e ka ndjekur si refren për çdo dështim në këto 12 vite: “Shkop magjik nuk kam”.

Ai u mburr se gjatë tri mandateve të tij janë investuar 60 milionë euro në Durrës për ujin e pijshëm, më shumë se në të gjitha qeveritë e mëparshme bashkë. Madje, sipas tij, disa zona si Spitalla, Porto Romano dhe ish-Këneta kanë tashmë ujë 24 orë në ditë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit “varion nga 4 deri në 20 orë furnizim”. Me pak fjalë, një qytet bregdetar europian në vitin 2025, sipas Ramës, duhet të jetë mirënjohës që ka ujë 4 orë në ditë.

E njëjta fabul përsëritet edhe për fshatrat: nga 28 që kanë ujë 24 orë, tek 11 të tjerë që mezi kapin 2 deri në 4 orë furnizim. Dhe për plazhin e Durrësit, që pret turistë çdo verë? “Ka arritur 7-8 orë në ditë!”, si të ishte arritje historike e shekullit.

Në përpjekje për të zbutur krizën, Rama premton një tjetër projekt, këtë herë të financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, i cili do të hyjë “brenda këtij viti në rrugën e realizimit” dhe që do ta zgjidhë përfundimisht problemin e ujit… brenda mandatit të katërt. Pra, nëse qytetarët kanë duruar 12 vjet, tani duhet të presin edhe pak më shumë – me shpresën se këtë herë, uji nuk do të vijë vetëm në statuset e Ramës, por edhe në rubinet.

Ai përmend gjithashtu se kur mori pushtetin, vendi kishte vetëm 4 zona urbane me ujë 24 orë, ndërsa sot janë 43 – dhe pjesa tjetër, si gjithmonë, është në kantier.

Por ajo që mbetet e pandryshuar në gjithë këtë histori është fakti që, pas 12 vitesh në pushtet, me të gjitha pushtetet në dorë, me miliarda euro borxhe dhe projekte propagandistike, një qytet si Durrësi ende nuk ka ujë 24 orë në ditë.

Dhe në vend që të kërkojë falje për këtë, Rama i thotë qytetarëve të përgatiten për 11 majin, që ndoshta nuk sjell ujë për ta, por sjell pushtet për vetë atë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI