Flash

I dashuri filipinez pranon vrasjen e 23-vjeçares, në shtëpi ndodheshin edhe prindërit

Lapsi.al 2 April 2025
I dashuri filipinez pranon vrasjen e 23-vjeçares, në shtëpi

Mark Antony Samson, ish-i dashuri 23-vjeçar i Ilaria Sulës ka pranuar krimin pasi u arrestua për vrasje dhe fshehje të një kufome.

23-vjeçari pranoi se e kishte vrarë me thikë në kulmin e një debati në banesën në Via Homes 16, në lagjen Africano, ku jeton djali dhe ndërsa prindërit e tij ishin në shtëpi.

Për këtë arsye apartamenti u sekuestrua. Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula, nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, në banesën e tij, në Via Homs.

Sipas mediave italiane, 23-vjeçari ka pranuar se në momentin e ngjarjes, prindërit e tij ndodheshin në apartamentin dhe se ata u larguan në orët e mëngjesit. Aktualisht, nuk është e qartë nëse ata kanë qenë në dijei të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim.

Ata do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli, pasi bëhet fjalë për djalin e tyre, një familjar i shkallës së parë.

Për më tepër, Samson, pas vrasjes ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilarias, duke fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe duke iu përgjigjur mesazheve të miqve të saj për të shmangur dyshimet. Madje, ai shkoi në apartamentin e shoqeve të saj të dhomës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI