Flash

Ishte zhdukur prej ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në Itali

Lapsi.al 2 April 2025
Ishte zhdukur prej ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe, raporton Corriere della Sera.

E reja kishte pasur një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është identfikuar dhe arrestuar.  Hetimi mori një kthesë dramatike mbrëmë kur hetuesit e policisë mbërritën në banesën e filipinasit, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim. 22-vjeçarja dyshohet se u godit me thikë brenda një apartamenti në Romë nga i dashuri i saj filipinas. Raportohet se viktima ka shkëmbyer shumë mesazhe me shtetasin filipins mbrëmjen kur u zhdukur. Ky fundit u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet të arrestohet. Sula studionte statistika në Universitetin Sapienza.

Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, por se celulari i saj punonte dhe se dikush i ishte përgjigjur mesazheve të saj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI