Flash

Kryediplomati britanik vizitë zyrtare në Kosovë, takim me Kurtin dhe ministrat

Lapsi.al 2 April 2025
Kryediplomati britanik vizitë zyrtare në Kosovë, takim me Kurtin

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftimin e emigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.

Të martën mbrëma, kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrat e Qeverisë së tij. Një takim mes Lammyt dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është paraparë të zhvillohet në mëngjesin e së mërkurës.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka vlerësuar vizitën e Lammyt në vend, duke thënë se ajo “thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Homologia kosovare e Lammyt, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka informuar sekretarin e Jashtëm britanik për, siç është thënë në një komunikatë të MPJD-së, “sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal”.

MPJD është shprehur më tej se “partneriteti mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet, me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”. I pranishëm në takimin e Lammyt me kabinetin qeverisës të Kosovës mori pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë është e kamotshme dhe e fortë.

Lammy pritet të takojë edhe trupat paqeruajtëse britanike në Kosovë, të cilat shërbejnë në kuadër të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Sekretari i Jashtëm britanik, pas qëndrimit në Kosovë, pritet ta vizitojë edhe Serbinë, ku është paraparë, sipas Qeverisë britanike, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re bashkëpunimi për luftimin e bandave në qendër të krizës me imigracionin ilegal dhe për sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e një takimi të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Londër, në vjeshtën e sivjetme, i cili, ndër tjerash, ka për qëllim të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit./ REL

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI