Flash

Kurti nis bisedimet me pakicat për formimin e qeverisë së re në Kosovë

Lapsi.al 2 April 2025
Kurti nis bisedimet me pakicat për formimin e qeverisë së re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – parti e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vend – ka nisur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Ky proces ka nisur pas certifikimit të rezultatit të votimeve, dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re, teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se të mërkurën është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Rexhepi “konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit” me LVV-në, dhe mbështetjen e Kurtit në përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re.

Po të mërkurën, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

"Përgjatë diskutimit, ministri Rashiq e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kryeministria.

LVV-ja pretendon se mund t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndërkohë, dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV-në, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë e re.

LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.

Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës prej partive politike shqiptare për një koalicion të mundshëm qeverisës./REL

Të këshilluara

Paralajmërim për përmbytje në Kosovë

Disa zona në juglindje dhe perëndim të Kosovës mund të përballen me përmbytje në ditët në vijim, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në disa lumenj si pasoj...

17:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI