Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

OKB: Ukraina sot vendi më i minuar në botë

Lapsi.al 2 April 2025
OKB: Ukraina sot vendi më i minuar në botë

Rreth dy milionë mina tokësore janë të shpërndara nëpër Ukrainë, sipas OKB. Do të duhen vite që ato të pastrohen. Në qytetin e Bovary, në periferi të Kiyvit, tani po ndihmojnë edhe veteranët e luftës.

Është e mundimshme…dhe e rrezikshme. Një, dy tre, piip... Më shumë se dy vjet pasi ushtarët rusë u detyruan të largoheshin nga Kyivi në Ukrainë, specialistët punojnë ende për të pastruar mjetet e pashpërthyera nga zonat në periferi të qytetit.

Ihor Dolia, nga HALO Trust De-miner thotë, se nuk janë vetëm civilët që janë në rrezik, por edhe ekonomia. Shumë zona pyjore janë nën kërcënimin e minave ose mbetjeve pas luftimeve. Kjo godet mjaft rëndë ekonominë, sepse hektarë të tërë tokash nuk mund të kultivohen.

Sipas vlerësimit të ekspertëve nga HALO Trust organizata më e madhe në botë për pastrimin e minave në tokën e Ukrainës gjenden miliona shpërthyes duke përfshirë më shumë se dy milionë mina tokësore të vendosura nga Rusia që nga pushtimi në shkallë të gjerë.

Ndihma e rëndësishme e veteranëve

HALO Trust ka shtuar forcat duke marrë si ndihmë edhe veteranët e luftës me përvojë të gjerë në fushën e betejës. Veteranët si Ruslan Yakob, i cili shërbeu si xhenier, duke çaktivizuar minat për ushtrinë, derisa një ditë shkeli vetë mbi të. "Ne kishim marrë një pozicion armik dhe na urdhëruan ta pastronim atë nga eksplozivët dhe mjetet e rrezikshme. Gjatë sigurimit të zonës, u vumë nën zjarr artilerie dhe u desh të kërkonim strehim. Fatkeqësisht shkela në një minë dhe u lëndova", thotë Ruslan. HALO Trust më ka dhënë mundësinë të vazhdoj të punoj dhe të kontribuoj për vendin tim, gjë që është vërtet e rëndësishme për mua, thekson ai.

Veteranët mund të kontribuojnë duke përdorur ekspertizën e fituar në luftë, psh për të analizuar imazhe të dronëve me rezolucion të lartë. Ato kërkojnë një sy të stërvitur për të kuptuar, se ku mund të vendosë eksploziv pala armike. John Watson e vlerëson nidhmën e tyre. "Ne kishim mjaft ekspertizë në fluturimin e dronëve dhe analizimin e imazheve, por na mungonin njohuritë për domenin rreth kontekstit lokal në fushën e betejës. Tani shpresojmë që veteranët do të na ndihmojnë të kuptojmë pak më mirë këtë."/DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI