Flash

Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona

Lapsi.al 2 April 2025
Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në

Një skandal që ka përfshirë SPAK raportohet nga mediat. Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nga kjo prokurori, nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT të Prokurorisë së Posaçme dhe marrjes prej andej të dosjeve nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK.

Sipas të njëjtave burime ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ku mësohet se është hakeruar sistemi i SPAK dhe janë marrë dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve të posacëm.

Në pranga thuhet se kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT si të dyshuar. Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave zyrtarë të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për këtë çësjtje në studion e “Opinion” ku tha se ka dyshime të forta për hakerim.

“Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra”, - tha Lala.

Sipas gazetares, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion Altin Dumani.

“Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera“, - u shpreh ajo.

Gazetarja shtoi se përmes gjurmimit të celularëve është zbuluar se në kryeqytet ekziston një zyrë hakerimi. Kështu sipas saj është arritur tek dy personat e arrestuar.

“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn. Përmes gjurmimi të celularëve, ata kanë arritur të kuptojnë që hakerimi vinte nga një zyrë që ishtë në një nga kullat kryesore të Tiranës. Zyrë hakerimi!

Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat. Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim. Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë”, - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama zbulon bisedimet me kompaninë TikTok

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka nisur një dialog me kompaninë e TikTok në lidhje me mundësinë e rikthimit të aplikacionit në Shqip...

17:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI