Flash

SPAK çon në gjyq Ilir Beqajn, skema e vjedhjes me SASPAC

Lapsi.al 2 April 2025
SPAK çon në gjyq Ilir Beqajn, skema e vjedhjes me SASPAC

SPAK ka dërguar për gjykim ish-ministrin socialist Ilir Beqaj dhe 10 të pandehur të tjerë për dosje “SASPAC”, një rast korrupsioni klasik, ku vjedhja e parave të qytetarëve të Bashkimit Europian është kryer me konferenca europiane.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqaj — ish-ministër i Shëndetësisë, drejtues i “Programit SASPAC” — ka ndërtuar një skemë të tërë prokurimesh fiktive, ku tenderët për evente si “FESTA” dhe “Konferenca e Energjitikës” u jepeshin paraprakisht klientëve të tij, ndërsa procedurat zhvilloheshin thjesht për dekor.

Në zemër të skemës së vjedhjes ishte programi “EUSAIR” për zhvillim të qëndrueshëm në Adriatik e Jon. Dhe ndërsa europianët mendonin se po financojnë konferenca për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin rajonal, Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Ermal Kurtulaj, njeriu që ai vetë e emëroi koordinator, përdornin fondet për të pastruar para dhe për të blerë makina, apartamente dhe pjesë të një kompanie ushqimore që nuk ka asgjë të përbashkët me SASPAC-un.

Beqaj rezulton të ketë fshehur pasurinë, përfshirë kuotat në “Albanian Food and Hospitality Services”, një apartament në Vlorë, një makinë të paregjistruar dhe qindra mijëra euro në llogari bankare. SPAK i ka vënë sekuestro gjithçkaje — që nga kuotat e biznesit deri tek një apartament në Lungomare, që më shumë ngjan si bunker për pushime luksi, sesa si pronë e një ish-zyrtari publik.

Por ajo që e bën dosjen groteske është mënyra se si u shkelën rregullat e BE-së për prokurimet, në një kohë kur Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Union. Në vend të konkurrencës së ndershme, Beqaj ka urdhëruar, miratuar, firmosur dhe kontrolluar çdo fazë të manipulimit tenderësh — duke garantuar që “fituesi” të ishte i njohur që para se të hapej gara. Madje ka raste ku shërbimet fare nuk janë ofruar. Por lekët janë marrë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI