Flash

Del autopsia e Ilaria Sulës/ Autori e mbajti trupin e saj 20 orë në shtëpi

Lapsi.al 3 April 2025
Del autopsia e Ilaria Sulës/ Autori e mbajti trupin e saj 20 orë

Ilaria Sula humbi jetën nga shoku hemorragjik pasi u godit tre herë me thikë. Këto janë detajet e para që dalin nga autopsia e kryer në trupin e studentes 22-vjeçare shqiptare të vrαrë në Romë. Sipas të njëjtave burime, 23-vjeçari e ka goditur të renë në qafë. "Corriere" ka publikuar detaje nga autopsia.

Pas vrasjes, siç dihet, Mark Samson e fshehu trupin e viktimës në një valixhe dhe më pas e hodhi atë në një luginë, rreth 40 km nga kryeqyteti italian. Për momentin, pjesët që mund të rindërtojnë momentet e fundit të jetës së studentes së re janë ende të shpërndara në tryezën e hetuesve. Për shembull, motivi që çoi në krim nuk dihet dhe as dinamika.

Sipas inspektimit të kryer mbrëmjen e së mërkurës së 2 prillit nga Skuadra Lëvizëse është mësuar se vrasja ndodhi në dhomën e gjumit të Mark Samsonit, ku autori jetonte me prindërit e tij. Prindërit kanë konfirmuar se ishin të dy të pranishëm kur u vra Ilaria Sula. Hetuesit synojnë të kuptojnë nëse çifti ka pasur ndonjë rol në këtë ngjarje, në kryerjen e krimit dhe në fazën e fshehjes së trupit brenda në valixhe, por edhe në operacionet e pastrimit të shtëpisë.

Për momentin, babai dhe nëna e 23-vjeçarit nuk janë nën hetim. Brenda shtëpisë, policia gjeti edhe një thikë që për momentin nuk duket se është përdorur në krim. Samsoni ka thënë se ai e hodhi armën e vrasjes në një kosh. Njëkohësisht hetuesit janë në kërkim të celularit të Ilaria Sulës, të cilin krimineli tha se e ka hedhur në një pusetë pasi zhduku trupin.

Gjurma e fundit e gjallë e Ilaria Sulës daton në orën 21:30 të datës 25 mars, kur studentja 22-vjeçare në La Sapienza u largua nga banesa ku jetonte me tre shoqe dhome. Në atë moment vajza i dërgoi një mesazh zanor dikujt. Që nga ai moment, hapet një hendek kohor prej të paktën 22 orësh.

Duke supozuar se ajo kishte udhëtuar me transport publik, Ilaria mund të kishte arritur në banesën e autorit rreth orës 22:30, pas së cilës ajo do të vritej. Sipas hetuesve, megjithatë, Mark Samson nuk u nis menjëherë për të hequr qafe trupin. Nja kamera sigurie e instaluar në zonën e Polit, rreth 500 metra nga shkëmbi ku ishte braktisur trupi, zbuloi targën e makinës së tij në orën 18:00 të datës 26 mars, të paktën 20 orë pasi Ilaria Sula mbërriti në shtëpinë e Samsonit.

Kjo sugjeron se krimineli mund ta ketë mbajtur trupin në shtëpi deri të paktën në orën 17:00. Distanca ndërmjet shtëpisë së tij dhe zonës ku u gjet trupi kërkon të paktën një orë udhëtim. Hetimet mbeten të hapura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI