Flash

Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë po ndodh në Hagë

Lapsi.al 3 April 2025
Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së,

Sot bëhen dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë përvjetor, ishte parashikuar që të mbaheshin edhe dy seancat e fundit të Prokurorisë për dëshmitë e saj, por ato janë anuluar. Anulimi erdhi pasi njëri prej dëshmitarëve e ka dorëzuar dëshminë me shkrim, ndërsa tjetri nuk është paraqitur në Gjykatë.

"Sot dhe nesër ishin parashikuar të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë. Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar’, - ka deklaruar ka deklaruar gazetari, Dibran Istrefi.

Në një paraqitje publike, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, konfirmoi se deri më tani kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar. Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë dhe janë regjistruar 150 viktima.

Griep bëri të ditur se Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave, por ende nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin. Seanca e radhës është caktuar për 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të aktakuzës për krime lufte.

Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara mbetet edhe mbajtja e gjatë në paraburgim e të akuzuarve, si dhe refuzimi i kërkesës së Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Për këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar sqarime nga Gjykata, por sipas Griep, kjo çështje mbetet konfidenciale. Gjykimi në Hagë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Kosovë, ndërsa pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e saj pas konferencës së 23 prillit. /Dukagjini

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI