Flash

Egnatia dominon, Keko i dënon: Partizani fiton në Rrogozhinë dhe sheh finalen pranë

Lapsi.al 3 April 2025
Egnatia dominon, Keko i dënon: Partizani fiton në Rrogozhinë dhe

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke mundur Egnatian 0-1 në transfertë. Takimi i zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës pa vendasit të dominojnë pjesën më të madhe të lojës, të krijojnë raste të shumta dhe të godasin dy herë shtyllën, por mungesa e konkretizimit i penalizoi. Nga ana tjetër, Partizani, megjithëse në vështirësi përballë presionit të kundërshtarit, shfrytëzoi një episod vendimtar në minutën e 85', kur Albers Keko realizoi nga pika e bardhë të penalltisë dhe i dha “Demave të Kuq” një avantazh të artë për ndeshjen e kthimit.

Egnatia shpenzuese

Egnatia e nisi ndeshjen me vrull dhe rrezikoi që në minutën e 20', kur një top i harkuar nga Padstrelau u devijua në mënyrë të rrezikshme dhe përfundoi në traversë. Loja e vendasve vazhdoi të ishte e rrezikshme dhe në minutën e 38', Fernando pati një mundësi të artë për të shënuar, por portieri Hoxha e ndali goditjen e tij, ndërsa Ujka nuk arriti të shfrytëzonte rastin e dytë. Egnatia nuk ndaloi së provuari dhe në minutën e 44', Kasa goditi me kokë pas një krosimi të saktë të Fernandos, por sfera përfundoi sërish në duart e Hoxhës.

Lexo më tej: Pa Balajn Vllaznia nuk shënon më: Dinamo i merr barazimin në Shkodër e pret kthimin

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin skenar, me Egnatian që sulmonte në kërkim të avantazhit. Bakayoko krijoi një moment të rrezikshëm në minutën e 46', ndërsa në të 58' ishte shumë pranë golit kur goditja e tij me kokë pas një goditjeje këndi u përplas në shtyllë. Skuadra rrogozhinase vazhdoi të insistonte, me Fernandon që provoi përsëri në minutën e 67', por gjeti një tjetër pritje të shkëlqyer nga Hoxha. Minuta më pas, Zejnullai, sapo i futur në lojë, gjuajti fort nga jashtë zone, por pa sukses.

Keko zgjidh ndeshjen

Përkundër presionit të madh të Egnatias, ishte Partizani ai që përfitoi nga një moment kyç në minutën e 81'. Një kundërsulm i shpejtë kapi pa përgatitur prapavijën e Tetovës. Albers Keko u rrëzua pas një kontakti me Zejnullain, duke detyruar gjyqtarin të akordojë penallti për të kuqtë. Keko e mori përgjegjësinë vetë dhe e ekzekutoi me saktësi, duke i dhënë avantazhin Partizanit. Në minutën e 89', Egnatia pati një tjetër moment kaotik, kur një gabim i rëndë i Aleksit pothuajse i dhuroi një tjetër gol Kekos. Sulmuesi kuptoi gabimin dhe devijoi topin përpara portierit, por sfera përfundoi mbi traversë.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67eed6e00795f.mp4"][/video]

Me këtë fitore, Partizani merr një avantazh të rëndësishëm përpara sfidës së kthimit, e cila do të luhet më 23 prill në “Arenën e Demave” në orën 18:00. Ndërkohë, Egnatia do të duhet të tregojë më shumë saktësi në finalizim nëse dëshiron të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë një vend në finalen e Kupës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI