Flash

I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë e ëma në Bilisht

Lapsi.al 3 April 2025
I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë e

Nëna e Rigels Kaso, 42-vjeçarit, i cili u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën vitin e kaluar, u gjet e pajetë në banesë.

66-vjeçarja Teuta Kaso, u gjet në banesën e saj në qytetin e Bilishtit dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar. Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66 vjeçares.

Si u vra Rigels Kaso?

42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ndërroi jetë në spital në korrik 2024. Dyshohet se i ndjeri u dhunua nga Bajram Gjeleshi, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij disa mesazhe në rrjete sociale.

Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për t’u takuar pranë pallatit ku jetonte, në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. Nga verifikimet e kryera rezulton se 42-vjeçari ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI