Flash

Përgjimet në burg/ Kush e tradhëtoi Erion Veliajn?

Lapsi.al 3 April 2025
Përgjimet në burg/ Kush e tradhëtoi Erion Veliajn?

Zbardhja e përgjimeve që i shërbyen apelit të GJKKO-së për të lënë në burg Erion Veliaj nuk e kanë rëndësinë e tyre as tek sharjet spektalolare që ai bën për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe as tek porositë që ai jep për mediat proqeveritare të cilat i kontrollon për të ushtruar presion mbi SPAK-un. Në mes tyre fshihet një element tejet interesant që ka të bëjë me datën kur do të zhvillohej procesi për masën e arrestit të kryebashkiakut në detyrë.

Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa

Po të lexohen me vëmendje bisedat e përgjuara mes tij të vëllait Arbërit dhe bashkëshortes Ajolës, dallohet qartë strategjia që ai ka pasur për datat 11 dhe 12 mars, data kur do zhvillohej procesi i tij. Veliaj shpresonte që duke ushtruar presion ai do të lirohej nga burgu.Erion Veliaj është përgjuar ti ketë thënë në një bisedë të vëllait Arbrit se "duhet mbajt presingu Lal, se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi'. "three days to freedom". Po gjatë të njëjtës ditë disa orë më vonë ai flet edhe me guan, Ajola Xoxën. Edhe për të mesazhi që duhet të përcjellë tek media është i njëjtë. "Thuaji ktyre... ta mbajne presionin se këto katër ditë janë vendimtare". Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve. Kshu që këto katër ditë janë vendimtare", thuhet në përgjimet e siguruara dhe botuara nga CNA. 

Si u zhduk Lali dhe u shpik Anuela/ Telenovela e një puçi në bashki

Pra boll të lexosh këto telefonata dhe kuptohet qartë se në ditët e para të marsit ish personazhi nr 2 më i fuqishëm në hierarkinë e rilindjes ka pasur shpresë se në apelin e GJKKKO-së ai do të lirohej. Ai nuk e diskuton se kur të vijë koha e Gjykatës së lartë do të jetë më i sigurtë por ky është një proces që do të zgjasë mbi katër muaj.

SPAK nxjerr prova të reja. A është rënduar pozita e Veliajt?

Po cilët faktorë ia kanë dhënë Erion Veliajt këtë shpresë. Pse ai ëndërronte ta linte qelinë ku i rrezikohej jeta, i burgosur përkrah kriminelëve të tjerë? Vetëm po të kuptohet kush i ka shkelur syrin mund të merret me mend edhe se kush e ka zhgënjyer dhe lënë në baktë atë. Nga përgjimet e dala deri më tani ai targeton vetëm një njeri: ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja të cilin e ofendon si “qelbësirë”, “katundar” për të cilin shtton se “nuk ka për t’ia falur kurrë” dhe se “do ta mbysë me thonj”.  Po a kishte fuqi Ulusiu i vetëm ti ngjallte shpresat dhe më pas ta zhgënjente Veliajn, apo kjo punë shkon dikund "Ma nalt"? 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Skanimi/ Çfarë synon partia e Arlind Qorit

Lëvizja “Bashkë” e kryesuar nga pedagogu Arlind Qori ofron idetë e majta për shtetin dhe ekonominë si “antidot” ndaj politikës neoliberale të dy partive të më...

22:05

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI