Flash

Presidentja e KE: Do të kundërpërgjigjemi, goditje e madhe për ekonominë botërore

Lapsi.al 3 April 2025
Presidentja e KE: Do të kundërpërgjigjemi, goditje e madhe

Bota reagon ndaj tarifave të vendosura nga Administrata e Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen e quajti këtë vendim të Washingtonit per te vendosur tarifa prej 20% per mallret Europiane një goditje të madhe për ekonominë botërore, ndërsa u zotua se Unioni 27 anëtarësh do të marrë kundëmasa nëse negociatat mes palëve dështojnë.

“Njoftimi i Presidentit Trump për tarifa universal në mbarë botën, përfshirë Bashkimin Europian është një goditje e madhe për të gjithë ekonominë botërore. Kemi qenë të gatshëm prej fillimit për të negociuar me Shtetet e Bashkuara për të hequr barrierat e mbetrura për tregtinë transatlantike. Në të njëjtën kohë nëse këto deklarata dështojnë, ne jemi gati të kundëpërgjigjemi me paketën e parë të masave të cilat e kemi hartuar. Europa ka gjithacka që i duhet për tia dale mbanë kësaj stuhie.”

Kryeministrja Italiane Giorga Meloni, e njohur si një aleate e Trump tha se vendimi ishte I gabuar, por shtoi se vendi I saj do te punonte me Shtetet e Bashkuara per nje marreveshje e cila do te parandaloje nje lufte tregtare. Pedro Sanchez Kryeministri i Spanjes tha se vendi I tij do te jeter I hapur per Negociata ndersa Presidenti Francez Emmanuel Macron pritet qe te takohet kete te enjte me perfaqesues te biznesit.

Kryeministri Britanik Keir Starmer, vendi I te cilit u godit me tarifa tregtare prej 10% ka deklaruar se vendi I tij do te veproje me qetesi perballe kesaj situate dhe do te negocioje me Washingtonin. Jashte Bashkimit Europian, Kina qe u konsiderua nje vend perfitues nga Donald Trump dhe u godit me tarifa prej 34% per mallrat e saj tha se I kerkon SHBA qe te anuloije menjehere keto masa. Ministria e Tregetise ne Washington tha se do te ndermarre kundermasa ndaj ketij hapi per te mbrojtur interesat e tyre. Japonia u shpreh se tarifa e vendosur ndaj mallrave te tyre prej 24% ishte per te ardhr keq ndersa paralajmeroi per shkelje te Organizates Boterore te Tregtise dhe marreveshjes mes Tokyor dhe Washingtonit. Zyrtaret Izraelite qe kishin hequr te gjithe tarifat per importet e mallrave Amerikane thane se ishin shkokuar me tarifen prej 17%.

Kryeministri Kanadez, Marc Carney vendi I te cilit eshte godiutr me tarifa prej 25% me heret deklaroi se do te kete hakmarrje te menjehershme dhe te forte ndaj ketij vendimi te administrates Trump.

Presidenti Amerikan dhe Shtepia e Bardhe deklaruan nje dite me pare se te gjitha tarifat e vena per mallrat qe shkojne nga mbare bota ne Shtetet e Bashkuara jane tarifa reciproke mbi menyren sesi mbare bota ka trajtuar Shtetet e Bashkaura te Amerikes.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI