Flash

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, reagon institucioni: Janë marrë disa informacione

Lapsi.al 3 April 2025
Sulmi kibernetik ndaj SPAK, reagon institucioni: Janë marrë disa

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë informacion në datën 12 mars 2025 për një ndërhyrje të paligjshme në adresat e email-eve të disa prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, sistemi i brendshëm i SPAK mbeti i pacënuar.

Sipas verifikimeve, ndërhyrja ka ndodhur vetëm në adresat e email-eve të disa prokurorëve dhe nuk ka prekur sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Pjesëmarrësit në këtë akt kanë arritur të marrin disa informacione, por nuk kanë siguruar akses në dosje hetimore. Ata gjithashtu kanë tentuar të ndërhyjnë në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.

Pas një hetimi intensiv, me përfshirjen e Byrosë së Hetimit dhe Sektorit të Ekspertizës, janë identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy individë: ai që ka realizuar ndërhyrjen në email-e dhe ai që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu, janë sekuestruar pajisjet e përdorura për këtë akt dhe skedarët e shkarkuar.

Prokurori i çështjes ka urdhëruar që informacionet e marra të mos publikohen për të ruajtur sekretin hetimor. Janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë lidhje me të arrestuarit dhe që kanë pasur akses në informacionet.

Në përfundim të hetimit të brendshëm administrativ, është konfirmuar se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk ka pësuar dëme dhe janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse. Deri tani, nuk ka prova që sugjerojnë se të arrestuarit kanë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

SPAK u shpreh se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e dosjeve dhe të dhënave të ndjeshme, si dhe për ruajtjen e integritetit të infrastrukturës së institucionit. Hetimet vazhdojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI