Flash

Trump kopjon paktin Rama-Meloni për emigrantët/ Në listë për kampe edhe Kosova

Lapsi.al 3 April 2025
Trump kopjon paktin Rama-Meloni për emigrantët/ Në listë

Modeli Itali-Shqipëri, në frontin e emigracionit të parregullt, mesa duket, do të ndiqet jo vetëm në Europë, por edhe në SHBA, të paktën duke u nisur nga njoftimet e fundit që vijnë nga Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur diskutime me Libinë dhe vende të tjera në Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore për të identifikuar destinacione alternative për të rivendosur emigrantët që janë dëbuar nga territori i SHBA-së, por që nuk mund të kthehen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës.

Kështu raporton “Wall Street Journal”, duke cituar burime nga administrata amerikane, sipas të cilave vendet e kontaktuara përfshijnë edhe Libinë, Ruandën, Beninin, Esëatinin, Moldavinë, Mongolinë dhe Kosovën.

SHBA shpresojnë që këto shtete të pranojnë transferimin në këmbim të kompensimit ekonomik ose politik, si pjesë e një prej objektivave prioritare të Presidentit Trump: të rrisë ndjeshëm numrin e riatdhesimeve. Në rastin konkret të Libisë, propozimi i SHBA-së ngre pyetje të rëndësishme nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe menaxhimit të flukseve migratore.

Sipas “Wall Street Journal”, propozimi përfaqëson një përpjekje të administratës amerikane për të zhbllokuar procedurat e riatdhesimit, të cilat shpesh ngecin për shkak të refuzimit ose ngadalësimit të vendeve të origjinës për të pranuar qytetarët e tyre.

Në krye të kësaj përpjekjeje është Stephen Miller, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe një figurë kyçe në përpjekjet e vijës së ashpër të imigracionit. Miller po përpiqet të kopjojë modele tashmë të testuara nga vende të tjera perëndimore, si marrëveshja e vitit 2022 midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës dhe ajo midis Italisë dhe Shqipërisë. /BW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI