Flash

Vrasja e Ilaria Sulës, fqinjët e familjes të tronditur: Autori të dënohet

Lapsi.al 3 April 2025
Vrasja e Ilaria Sulës, fqinjët e familjes të tronditur: Autori

Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula në Itali ka shokuar mbarë opinionin në Zonën Çermë e Sipërme ku prindërit e saj kanë jetuar. Banorët e Çermës dhe fqinjët e kanë marrë vesh lajmin e trishtë nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale. Të afërmit e familjes Sula përfshi dhe gjyshin e të ndjerës kanë udhëtuar drejt Italisë për tu bashkuar me pjesën tjetër të familjes që punojnë e jetojnë në shtetin fqinj. Gjithashtu banorët shprehen se për autorin i cili vrau të renë duhet dënimi kapital.

“Lajmin e morëm vesh nga mediat. Njerëz këtu ajo nuk ka sepse janë në Itali. U shokuam nga ngjarja, ishte vetëm 22 vjeçe…. Autori duhet të marrë dënimin e merituar, të vrasësh një vajzë aq të re… Nuk e do, ndaje. Pse do t’i marrësh jetën. Ne jemi të shokuar. Ta vrasësh, ta fusësh në valixhe dhe ta hedhësh në pyje”, thanë disa prej tyre, ndërkohë që kanë kërkuar edhe dënimin me vrasje për shtetasin filipinez që i mori jetën studentes shqiptare.

2-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.

Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI