Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Berisha: Çdo pension mbi 200 euro do rritet me 20 përqind

Lapsi.al 4 April 2025
Berisha: Çdo pension mbi 200 euro do rritet me 20 përqind

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se problemi më i dhimbshëm në shoqërinë shqiptare është varfëria e pensionistëve. Gjatë takimit me pensionistët Berisha tha se PD ka vendosur të rrisë pensionet për çdo shqiptar, duke vendosur një minimum jetik prej 200 eurosh. Lideri i opozitës gjithashtu tha se Shqipëria ka pasuri natyrore të jashtëzakonshme dhe potencial turistik, por ka rënë në fund të vendeve të rajonit për sa i përket pensioneve.

"Por sot në shoqërinë tonë, problemet më të dhimbshme janë problemet e pensionistëve. Ndaj dhe ne kemi vendosur që të këpusim nyjën gordiane. Kemi vendosur nga buxheti i shtetit të marrim fondin dhe të vendosim për çdo shqiptar të rritur minimumin jetik 200 euro. Çfarë i intereson kjo pensionistëve? Të gjithë pensionistët dhe nuk janë pak, por janë dy të tretat e tyre, të cilët marrin nën 200 euro, tre muaj pas ardhjes në pushtet të PD, me buxhetin e parë, ata do marrin 200 euro. Çdo njëri prej tyre, 200 euro. Është e llogaritur nga Avokati i Popullit bashkë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, se për Shqipërinë, 200 euro i nxjerrin nga varfëria e skajshme.

Në 200 euro i bie 6.3 dollarë në ditë çka është minimumi, por minimumi jetik. Ndaj dhe ne do këpusim nyjën gordiane. Nuk po bëjmë asgjë tjetër, por atë që e kanë bërë të gjitha vendet që nuk duan që qytetarët e tyre të jetojnë në mjerim. Varfëria e skajshme është mjerim. Tani ne kemi vendosur t’i japim këtë përgjigje, do japim për çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Pensionet e tjera mbi 200 euro, do rriten me 20 përqind. Qëllimi ynë është të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Pse të dalim? Jemi vendi më i pasur. Nuk ka asnjë vend tjetër përreth nesh që të ketë pasuritë tona.

Ne kemi pasuri natyrore të pafundme, ne kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm. Ne kemi tokë pak, por ndër më pjelloret. Kështu që ne ishim në krye të vendeve të tjera për rroga dhe pensione, sot ne kemi zbritur në fund të vendeve të rajonit. Malazezi merrte në vitin 2013 një pension 138 mijë lekë në vlerën tonë, sot merr 450 euro pensionin mesatar malazezi. Çfarë ka Mali i Zi që të marrë pensione tre herë më të larta se ne? Çfarë ka

Maqedonia që merr pensione 3 herë më të larta se ne. Serbia tre herë më të larta se ne. Kosova më të larta se ne. Kosova e ka pensionin mesatar 190 euro, ne e kemi 160 euro. Pra, ne i japim kësaj situate përgjigje të menjëhershme. Ne vendosim minimumin jetik," tha Berisha.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas ...

10:36

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI