Flash

Berisha: Pse Veliaj nuk u akuzua për 5D-në kur ishte pronar i hotelit 60-70 milionë €

Lapsi.al 4 April 2025
Berisha: Pse Veliaj nuk u akuzua për 5D-në kur ishte pronar i hotelit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë. Gjatë këtij takimi Berisha tha se Veliaj së bashku me të akuzuarit për aferën 5D kanë një hotel 20 kate, edhe pse kryebashkiaku nuk po merr asnjë akuzë për këtë gjë.

"A e patë hotelin e 5D-ve, një hotel qelqi 20 katësh? Çfarë ndodhi? Ato dy ditë, dy lajme ishin. Një vajzë që i thoshte në telefon, se ky është i lali Erit, hoteli, dhe sigurisht i tiji ishte. Dhe një qytetar digjital që më shkruante se, aksioneri i hotelit është, Olsi Rama.

Hetohet dosja, çohet në gjykatë dhe lali Eri nuk merr asnjë akuzë për 5D, që është përgjegjësi absolut numër 1 për 5D. Pse? Se hoteli, 60 apo 70 milionë euro, më i largëti dhe më i madhi në Shqipëri, është aksioner edhe klani mafioz Rama. Këto konfiskohen. Këto të gjitha marrin përgjigjen ligjore dhe u kthehen qytetarëve shqiptarë" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI