Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Cristiano Ronaldo pronari i ri i Valencias: qëndrimi në La Liga është thelbësor

Lapsi.al 4 April 2025
Cristiano Ronaldo pronari i ri i Valencias: qëndrimi në La Liga
Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment pozitiv te Al-Nassr dhe ndoshta për këtë arsye portugezi po mendon se si të veprojë për të ardhmen. Ndër mundësitë që ai po shqyrton, është edhe blerja e Valencias, falë marrëdhënieve të mira me pronarin aktual, Peter Lim. Lajmi, i cili ka filluar të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale në Spanjë, nuk është konfirmuar nga palët e përfshira, përveç vetë Lim, i cili në një shënim dërguar gazetave të Singaporit, ka sqaruar se klubi nuk është në shitje. Sipas disa komentuesve, kjo përbën një lloj “pranimi të fajit”, pasi Cristiano Ronaldo do të ishte i gatshëm të nisë operacionin nëse sigurohet qëndrimi në La Liga, një aspekt thelbësor që operacioni të mund të marrë hov. Mbështetja financiare do të vinte nga familja mbretërore saudite, në veçanti nga princi Mohamed Bin Salman, ose nga një fond investimi, çka konfirmon marrëdhënien e shkëlqyer të ndërtuar mes yllit të Madeirës dhe Arabisë Saudite. Lexo më tej: Pioli rrezikon shkarkimin sepse bëri një 'gabim': zëvendësoi Cristiano Ronaldon Ai që beson më shumë në realizimin e operacionit është “El Mundo Deportivo”, i cili e jep të sigurt se CR7 do të jetë pronari i ri i Valencias në rast shpëtimi nga rënia, megjithatë në pjesën tjetër të Spanjës fryn njëfarë skepticizmi, pasi portugezi do të duhej të përfshihej në një situatë të ndërlikuar: të blinte një klub të zhytur në borxhe dhe me një stadium të rrënuar, për të cilin ende mungojnë financimet që do të mundësonin përfundimin e ndërtimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI