Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

De Bruyne, lamtumirë Manchester City: do të luajë në skuadrën e qytetit që s'ekziston

Lapsi.al 4 April 2025
De Bruyne, lamtumirë Manchester City: do të luajë në
Kevin De Bruyne do të përshëndesë Manchester City në fund të këtij sezoni. Mbyllet një aventurë e mbushur me suksese të mëdha, e kurorëzuar me fitoren në Ligën e Kampionëve që kompletoi tripletën historike të Pep Guardiolës – kulmi i një karriere të paharrueshme që e ka bërë belgën një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Në moshën 33-vjeçare, ai ka vendosur të hapë një faqe të re dhe e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi prekës në Instagram, ku i drejtohet personalisht tifozëve për t’u komunikuar vendimin. “Çdo histori ka një fund, por kjo ka qenë pa dyshim kapitulli më i bukur” – është fraza me të cilën është ndarë, por largimi i tij nuk do të thotë tërheqje nga futbolli. Fantazisti do të vazhdojë të luajë, me shumë gjasa larg futbollit europian, dhe sipas të gjitha gjasave do të përfundojë në Arabinë Saudite – në një qytet që ende nuk ekziston. Bëhet fjalë për Neom, qytet që pritet të themelohet këtë vit dhe që aktualisht ka një skuadër që luan në Serie B të Arabisë Saudite.

Neom, qyteti që nuk ekziston, por ka tashmë një skuadër

Në fakt, qyteti që pritet të mirëpresë belgën sezonin e ardhshëm ende nuk ekziston. Është një projekt i shpallur në vitin 2017 dhe që pritet të konkretizohet këtë vit: Neom do të ndërtohet në provincën Tabuk në Arabinë Saudite dhe bën pjesë në projektin ambicioz “Saudi Vision 2030”, i cili synon gjithashtu zhvillimin e sektorit sportiv të vendit. Pra, qyteti ende nuk është ngritur, por skuadra ekziston, sepse Neom SC nuk është gjë tjetër veçse një rebranding i Al-Suqoor Club – një klub që ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së tij në ligat e ulëta të Arabisë Saudite dhe që është i panjohur për publikun e gjerë. Ky klub është zgjedhur për të përfaqësuar vendbanimin e ri urban që ende nuk është inauguruar, por që tashmë ka ekipin e vet të futbollit. Ndryshimi i madh erdhi në vitin 2023, kur Ministria saudite e Sportit njoftoi se klubi do të kthehej në një shoqëri aksionare. Që nga ai moment, klubi ka marrë investime të konsiderueshme, duke u kthyer në ekipin zyrtar të qytetit të Neomit: aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit saudit, por pritet që ta sigurojë ngjitjen në elitë në fund të këtij sezoni – pikërisht në kohë për të mirëpritur De Bruyne. Aktualisht i zhvillon ndeshjet në shtëpi në Tabuk, por strukturat e tij do të ndërtohen në qytetin futuristik ku janë planifikuar investime për të ngritur infrastrukturë të teknologjisë së lartë. Ashtu si edhe ekipet e tjera të kampionatit saudit, edhe Neom SC do të nisë fushata të mëdha merkatoje për të rekrutuar lojtarët më të mirë në qarkullim, duke synuar të rivalizojë me klubet e mëdha të ligës në vitet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI