Flash

Dëshmia/ Ilaria kaloi natën në shtëpinë time, e godita pasi kishte SMS me një tjetër

Lapsi.al 4 April 2025
Dëshmia/ Ilaria kaloi natën në shtëpinë time, e godita

“Ajo më solli disa rroba më pas ndaloi të flinte në shtëpinë time. Mëngjesin e 26 marsit e godita me thikë pasi pashë një mesazh që mori nga një djalë tjetër. E mbështolla trupin me celofan dhe më pas me një qese dhe e futa në valixhe. Nuk e kam paramenduar krimin". Këto kanë qenë disa nga fjalët e të riut me origjinë filipinase Mark Antony Samsonit, i cili rrëfeu vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula.

Corriere shkruan se Samson i bëri këto deklarata gjatë marrjes në pyetje, një seancë që mësohet se ka zgjatur rreth 5 orë këtë të premte. I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën e ish-të dashurit pasi do t’i kthente rroba. Ajo ishte vonuar deri në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte në shtëpinë e ish-it të saj për të shmangur marrjen e transportit publik në atë orë. Të dy i kishin dhënë fund lidhjes së fundmi pasi kishin pasur disa muaj me ulje-ngritje.

I ndihmuar nga avokati, 23-vjeçari i sapodiplomuar për Arkitekturë në Universitetin “La Sapienza” iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorit për të rindërtuar ngjarjet e natës midis 25 dhe 26 marsit si dhe për të sqaruar pikat ende të paqarta të vrasjes. Ai sqaroi orën e saktë të ngjarjes, rolin e prindërve të tij, si e ngarkoi trupin në makinë pasi e kishte futur në një valixhe dhe shpjegimin se pse e goditi vajzën e re 3 herë me thikë në qafë të cilat rezultuan vdekjeprurëse.

Pasi kishte pranuar krimin për hetuesit, Samsoni kishte preferuar të mos u përgjigjej shumë pyetjeve të prokurorit. Një marrje kaq e gjatë në pyetje erdhi pas daljes së autopsisë, e cila zbuloi detaje të tjera të vdekjes. Tashmë i takon gjykatës të vendosë më masën e tij të arrestit.

Megjithatë hetuesit janë duke i verifikuar disa nga deklaratat e Samsonit. Vëmendja e policisë dhe prokurorisë është zhvendosur ndërkohë tek mamaja e djalit. Pozicioni i gruas dhe disa deklarata të saj, i kanë vënë në dyshim hetuesit se dhe ajo mund të ketë pasur rol në fshehjen e vrasjes së kryer brenda shtëpisë. Vetë i riu këmbëngul se ka vepruar i vetëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI