Flash

PAMJET/ Policia merr forcërisht kreun e Partisë Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi

Lapsi.al 4 April 2025
PAMJET/ Policia merr forcërisht kreun e Partisë Balli Kombëtar

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet momenti i marrjes nga forcat e policisë të Adriatik Alimadhit, kryetar i Partisë Balli Kombëtar.

Sipas Nokës, Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes në një ambient privat. Pas këtij momenti, siç pretendon Noka, ka pasur përplasje fizike dhe Alimadhi është tërhequr fizikisht.

“Skandal policor, Dhunë dhe rrëmbim live. Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. 

Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata.

[video width="202" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f045ec3294c.mp4"][/video]

Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi. Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt”, shkruan Noka.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në Tiranë rreth orës 21:00 të kësaj të premteje. Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit, se për çfarë arsyesh është shoqëruar Alimadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI