Flash

Përplasja me Berishën/ Shehaj: Unë ia kam dhënë databazën Rithemelimit

Lapsi.al 4 April 2025
Përplasja me Berishën/ Shehaj: Unë ia kam dhënë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur akuzës së Sali Berishës se ka vjedhur databazën e PD-së, duke deklaruar se databazën që PD përdor sot ia ka dhënë ai.

Sipas Shehajt, në çarjen e Partisë Demokratike, kur Lulzim Basha mori vulën e partisë dhe bazën e të dhënave, ishte vetë ai që i dha një databazë Rithemelimit.

Kreu i Mundësia shton se me databazën që i ka dhënë, Rithemelimi e ka përdorur për të organizuar Kuvendin e 11 dhjetorit në stadium dhe vazhdon ta përdorë edhe sot.

Lexo më tej: Berisha: Jam në konflikt të plotë interesi, kam një adhurim të pafund për të 

Shehaj shprehet se ai ka ndërtuar kompani nga zero në Shqipëri dhe jashtë pikërisht duke krijuar databaza, platforma dhe duke investuar në teknologji.

Reagimin e mbyll duke thënë se: “Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar”. 

“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk vjedh. Kam krijuar nga hiçi kompani në Shqipëri dhe jasht Shqipërisë, pa tendera, pa lidhje politike, pa ndihmën e shtetit. Kam krijuar databaza, platforma. Kam investuar në teknologji dhe kështu i kam rritur bizneset e mia. Por ndoshta doktor Berisha nuk e mban mend, por kur mbeti pa parti, pa vulë, pa asnjë lloj informacioni, isha unë që i dhashë databazën. Dhe me atë databazë kanë bërë Kuvendin e famshëm të stadiumit. Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar.” – u shpreh Shehaj në video-reagimin e tij në rrjete sociale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI