Flash

Real Madrid pa portier, kundër Arsenal mund të luajë një 19-vjeçar: debuton Gonzalez

Lapsi.al 4 April 2025
Real Madrid pa portier, kundër Arsenal mund të luajë një

Real Madrid është në emergjencë të plotë pas dëmtimeve të Thibaut Courtois dhe Andriy Lunin, të cilët kanë lënë skuadrën pa portierë. Kundër Valencias në javën e ardhshme të kampionatit do të luajë Fran Gonzalez, i cili mund të aktivizohet madje edhe në çerekfinalen e Champions League kundër Arsenal: 19-vjeçari mund të përjetojë një natë emocionuese në “Emirates” nëse asnjë nga kolegët e tij nuk arrin të rikuperohet në kohë për takimin.

Është alarm maksimal, sidomos sepse lojtari i lindur në vitin 2005 nuk ka asnjë përvojë me të rriturit dhe përballja me Champions League mund t’ia bëjë gjunjët të dridhen. Por ai është e vetmja alternativë që Carlo Ancelotti ka në dispozicion për momentin, pasi portieri titullar dhe zëvendësi i tij (i cili ka luajtur rregullisht gjatë gjithë sezonit të kaluar) janë jashtë fushave për shkak dëmtimesh dhe është e vështirë që të rikuperohen në kohë.

Real Madrid përballet me Arsenal, me një portier 19-vjeçar

Fran Gonzalez është e vetmja alternativë që Real Madrid ka në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Courtois është jashtë për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, dhe në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, edhe Lunin pësoi një dëmtim – një mikroçarje në muskujt e shputës së djathtë. Asnjëri nga dy portierët nuk mund të luajë, prandaj në kampionat Ancelotti do t’i japë hapësirë lojtarit të lindur në 2005-ën, i cili mund të bëjë debutimin edhe në Champions League.

Lexo më tej: Ankohet për arbitrat, Real përmbys Leganes me dy "ndihma": penallti e faull të paqenë

Vështirë që ndonjëri nga dy portierët e dëmtuar të rikuperohet në kohë për sfidën ndaj Arsenal në Londër më 8 prill, dhe për këtë arsye Gonzalez po përgatitet të përjetojë një natë magjike, të mbushur me përgjegjësi. Numri një i ri grumbullohet rregullisht nga Kombëtarja U21 e Spanjës, por nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se do të kishte rastin e tij në një skenë kaq të rëndësishme: Gonzalez mund të aktivizohet si titullar surprizë, dhe Real shpreson që ai të kalojë me sukses provimin e pjekurisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI