Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Sergio Canales rrihet me trajnerin, Monterrey e fsheh: lojtari në spital me 10 qepje

Lapsi.al 4 April 2025
Sergio Canales rrihet me trajnerin, Monterrey e fsheh: lojtari në spital me
Monterrey i Sergio Ramos po kalon ditë të vështira dhe nervozizmi ka shpërthyer në një episod tejet të veçantë gjatë një seance stërvitore, mes Sergio Canales dhe trajnerit të ekipit, Martín Demichelis. Më keq e ka pësuar lojtari, i cili ka përfunduar në spital për të mjekuar një plagë që ka kërkuar 10 qepje. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi meksikan përmes një deklarate zyrtare të publikuar në rrjetet sociale, ku megjithatë nuk është bërë i ditur shkaku që çoi në reagimin e lojtarit dhe dëmtimin pasues.

Deklarata e Monterrey: “Canales u mjekua pas thyerjes së një dere xhami”

Të enjten, më 3 prill, Rayados de Monterrey publikoi një njoftim në rrjetet sociale, ku njoftonte për dëmtimin e Sergio Canales gjatë një seance stërvitore, por pa sqaruar kurrë arsyen e lëndimit. E vetmja gjë e konfirmuar është se lojtari spanjoll është dërguar në spital dhe tashmë është në dyshim për ndeshjen e radhës: “Sergio Canales mori trajtim mjekësor për plagët në këmbën e majtë, të shkaktuara pas thyerjes së një dere xhami teksa hynte në dhomat e zhveshjes pas stërvitjes në El Barrial Training Center,” lexohet në njoftimin e klubit. “Lojtari qëndroi pushim për pjesën e mbetur të ditës. Stafi mjekësor do të ndjekë nga afër gjendjen e Canales për të vlerësuar përfshirjen e tij në ndeshjen e së shtunës, më 5 prill.”

Çfarë ndodhi mes Canales dhe Demichelis gjatë stërvitjes

Sipas mediave meksikane, Sergio Canales dyshohet se ka goditur me shkelm një derë pas një përplasjeje me trajnerin Martín Demichelis, duke pësuar një plagë që ka kërkuar 10 qepje. Demichelis ka sqaruar se filozofia e tij është të jetë i hapur ndaj lojtarëve dhe ka mohuar çdo konflikt me Canales, duke thënë se gjithçka që ka ndodhur ishte thjesht një shkëmbim mendimesh teknike gjatë stërvitjes: “Vendosni çfarë titulli të doni,” – tha trajneri para gazetarëve ndërsa largohej nga qendra stërvitore. “Në çdo sport, në çdo dhomë zhveshjeje, ka gjithmonë shkëmbime mendimesh. Nuk jam autoritar, më pëlqen të dëgjoj dhe të marr mendimin e lojtarit, që të mund të arrij në përfundime sa më të mira.”

Vështirësitë e shumta të Monterrey: as ardhja e Sergio Ramos nuk ka mjaftuar

Situata e Monterrey nuk është aspak e lehtë: në Concacaf Champions Cup, Rayados është eliminuar nga kanadezët e Vancouver Whitecaps dhe tashmë fokusi është në luftën për titull në Ligën meksikane. Ekipi ka pasur luhatje të mëdha, sidomos në repartin mbrojtës – i dhjeta më pak e besueshme në kampionat – dhe as ardhja e Ramos nuk ka arritur të sjellë përmirësim. Pozicioni i Demichelis në pankinë është gjithnjë e më shumë në rrezik.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI