Flash

Sfida e Berishës për Ramën: Hajde dalim në debat, si të duash dhe kur të duash

Lapsi.al 4 April 2025
Sfida e Berishës për Ramën: Hajde dalim në debat, si të

Gjatë një takimi me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit në Tiranë, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar këtë të premte në një debat kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se e fton në këtë debat si të ketë dëshirë kryeministri, me qëllim për t'i treguar programin qytetarëve shqiptarë.

“Unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhuca dhe zhapinj, dhe urdhëro, zotëri, të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë. Urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë.

Nuk vjen dot, sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij. Po, absolutisht. Kuptova se ai, nga mëngjesi deri në darkë, beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falë asaj reforme që bëmë dhe thotë: “Ja pasaporta evropiane”. Por harron se ADN-ja e integrimit është ADN-ja e PD-së. Kjo është e vërteta”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI