Flash

Shefja e diplomacisë së BE viziton Tiranën më 8 prill, zbardhet agjenda

Lapsi.al 4 April 2025
Shefja e diplomacisë së BE viziton Tiranën më 8 prill,

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, komisionerja Kaja Kalla do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 8 prill. Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, komisionerja do të zhvillojë edhe disa takime.

Sipas axhendës së zbardhur nga Komisioni Europian, fillimisht përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së do të zhvillojë takim me kreun e shtetit, presidentin Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së. Kalla do të zhvillojë edhe disa vizita të tjera në Ballkan, konkretisht në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Të këshilluara

Selanik, shqiptari kapet me drogë

Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania, për posedim droge. Në mënyrë t...

19:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI